Kaloi edhe një vit shkollor
Edhe viti shkollor 2022 – 23 kaloi. Çdo vit shkollor ka sfidat, ka bartësit e tij, të cilët me punën dhe përkushtimin vullnetar të lënë pa gojë, të lënë pa tekst, duke vënë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare gjithë qenien e tij. Në këtë rrugëtim dallojmë Dr. Vaxhid Sejdiun, mësues dhe koordinator i “Shkollës shqipe” në Zvicër. – Besim Laci
– Shumë e saktë i nderuar z. Laci. Vetëm gazetarët atdhetarë vlerësojnë punën, angazhimin e të tjerëve. Falënderojmë shtëpinë televezive “TV Syri” në Zvicër dhe juve për përkushtimin ndaj “Shkollës Shqipe” në Zvicër. Së bashku mundemi, së bashku jemi më të fortë. Dhe nuk ka gjë më të bukur kur gjatë gjithë vitit arrijmë me punën tonë të përbashkët të gëzojmë qindra fëmijë me orët mësimore në gjuhën amtare.