Shkolla Shqipe – Zvicër

KONKURSI  I  DITURISË

Maj  2022

A ka gjë më të bukur? –  Kur i sheh këta fëmijë të cilët edhe pse kanë lindur dhe rriten larg atdheut, me përkushtim mësojnë gjuhën amtare – gjuhën shqipe. Shqipja e tyre jep shpresë se “Gjuha e Arbërit rron”. Prandaj për t`i motivuar edhe më tepër këta nxënës të mrekullueshëm, “Shkolla shqipe në Zvicër”, organizon Konkursin e diturisë “Shkolla Shqipe – Zvicër 2022”.

Fillimisht, mësuesit e të gjitha shkollave shqipe do të shpërndajnë materialin, njësitë mësimore, nga të cilat do të rrjedhin edhe pyetjet e garës në fjalë.  Garat, në kuadër të shkollave do të fillojnë në muajin prill, kurse garat në nivele kantonale do të organizohen në dy javët e para të muajit maj 2022.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 29 maj 2022, e cila do të shoqërohet edhe me disa recitime, këngë e ndonjë valle.

Shpërblimi i parë Fr. 600
Shpërblimi i dytë  Fr. 400
Shpërblimi i tretë  Fr. 200

Zyrih, tetor 2021
“Shkolla Shqipe – Zvicër”
 Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar