Naim Frashëri lindi në Frashër, më 25 maj 1846.
E si të mos jetë i shenjtë Frashëri, vendi ku lindi “bilbili i gjuhës shqipe”, “bilbili i Shqipërisë sonë”, së cilës, pikërisht ky zë i ëmbël, i këndoi me flakën e atdhedashurisë, me notat më harmonike e patriotike. Ky bilbil që zëri s`i shuhet kurrë, i këndoi me zërin e të gjithë atdhetarëve shqiptarë NËNË SHQIPËRISË. (Isuf
TI SHQIPËRI MË JEP NDERË ME JEP EMRIN SHQIPËTAR
Pjesë nga poema “Bagëti e bujqësia” e Naim Frashërit.
O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë!
Fusha të gjëra me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjtë e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen më dëfreni.
Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemra s`e ka harruar.
…………………………………………………………………………………
Dalëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
…………………………………………………………………………………
A mos vjen nga Shqipërija? Eni vjen prej Çamërije
Me këto milëra fjalë e me gluhë Përendije?
Apo vjen nga Labërija , pra më duke kaqë trime ?
…………………………………………………………………………………
Apo vjen nga fushë e Korçës, nga vend i mirë e i gjërë
Apo vjen prej Malësije, prej Skrapari……………………………
Nga Vijosa, nga Devolli, prej Vlorë e prej Myzeqeje? 😎
………………………………………………………………………………..
Me gas do t`i vija Shqipërisë brenda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edhe Elbasan e Tiranën,
E me ardhë ke ti o Shkodër, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep , Fllorinë e Dibër, Ipek e Jakovën
Mat e Ysqyp e Përshtinën dhe Mirditë e Tetovën;
Krojën e Skënderbeut që ka pas dhanë ner Shqypnisë
………………………………………………………………………………
Durrës, o qytet i bukur që je kërthizë e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emër që ke eshtrat e Skënderbeut!
Nuk më ngjan e s`e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqiperija këtej- tutje kshu po nuk do mbesë.
Frashëri është vend i shenjtë i Shqipërisë
Isuf Ismaili: Pjesë nga reportazhi im “Në vendlindjen e Abdyl, Naim e Sami Frashërit”
E si të mos jetë i shenjtë Frashëri, vendi ku lindi bilbili i gjuhës shqipe, bilbili i Shqipërisë sonë, së cilës pikërisht ky zë i ëmbël i këndoi me flakën e atdhedashurisë, me notat më harmonike e patriotike. Ky bilbil që zëri s`i shuhet kurrë, i këndoi me zërin e të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjithë Shqipërisë me rrënjë e degë, i këndoi hapësirës së saj etnike cep më cep, pra Shqipërisë së natyrshme.
“Me gas të math do t’i vinja Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,”
I këndoi ëmbël, me fjalët e zemrës e me dëlirësinë e gjakut shqiptar, gjuhës së zjarrtë, gjuhës së cilës i dha jetë nga mendja e shpirti i tij i kulluar atdhetar.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Rron Naimi ynë i madh në çdo trevë shqiptare, në çdo qytet e fshat ku shqiptarët jetojnë me shekuj, aty ku zemra shqiptare ushqehet me porosinë e tij të madhe, sepse dje, sot, nesër e gjithnjë, fuqishëm tingëllojnë e do të buçasin në qenien e shqiptarit të kulluar vargjet:
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Rron pra, Naim Frashëri te të gjithë ata e ato që zemren e kanë të gatuar plot me dëshirë për ta bërë Shqipërinë etnike të ribashkuar, që kanë zjarrin e dashurisë për të e që punojnë e veprojnë për ta zhvilluar e përparuar.
Naimi i vuri ilaçin e shpirtit plagëve të atdheut.
S’jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët’emër nder’e kemi.
Dhe në Prizren buçiti fuqishëm zëri i Nënë Shqipërisë, se bijtë e saj të devoshëm thanë: “- Këtu është mesi i Shqipërisë.”
Në ballë të Lidhjes së Prizrenit qe vëllai tij i madh: Abdyl Frashëri. Abdyli që i mblodhi burrat e nderit atdhetarë, trimat që zemra iu pulsoi nga gjaku i pastër shqiptar, që i dhanë nderit të Atdheut përjetësinë me besa besë në jug e në veri, lindje e perëndim për të mbrojtur çdo pëllëmbë të vatravestërgjyshore.
Në kuvendin e burrave të Shqipërisë, në Prizren jehoi zëri i Abdylit për Shqipërinë një e të pandarë. Dhe Naimi e Samiu e shpërndanë zërin e të vëllait me këngë e mençuri, në faqet e lavdisë historike, e në kurorën e krenarisë atdhetare lanë emrat e veprat e tyre si kujtime, që i bëjnë të gjithë atdhetarët shqiptarë jo vetëm krenarë, por botës shqiptare i thonë, se duhet të bëhet Shqipëria e ribashkuar cep më cep, të zhvillohet, të mbrohet e përparohet.
“E po ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë!
Isuf Ismaili