Në qoftë se standardizimi i gjuhës shqipe është bërë në kohën e socializmit dhe nëse ky duhet të shpërfillet, sepse ishte krijuar në ato kushte, atëherë çfarë do të thoshin “këta” që e kanë nxjerrë këtë si pikë të parë (kritike), sikur standardi të ishte bërë në shoqërinë skllavo-pronare, ose në mesjetën e vonë sikur i anglishtes, i italishtes, i gjermanishtes dhe i gjuhëve të tjera?
Le të marrim konkretisht shembullin e mbiemrave. Çfarë problemi kemi aty? Një “ë”, që lëviz herë andej e herë këndej.
P.sh.: “i përbashkët” bën, por jo “i mbyllët”. Këto probleme janë krejtësisht teknike dhe (natyrisht) që mbështeten mbi ndonjë kriter, i cili nuk është e thënë të jetë gjithmonë shkencor. Kjo dihet (sepse gjithmonë do të ketë përjashtime).
Ose çfarë të themi për foljet? Gjejeni ndonjë problem. (A duhet tash) të themi “duhet të vijE” (me “e” të theksuar) sikur në të folmen e Kosovës e të trevave të tjera. Megjithatë mund të themi se gramatika e gjuhës shqipe tashmë ka bërë një traditë (dhe ajo duhet të respektohet). Problemi i shqipes në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Preshevë është se e kemi shqipen të serbizuar.
Nuk kemi problem me leksikun. Prurjet e reja leksikore nuk e prekin, por përkundrazi e pasurojnë standardin. Por nuk mund të thuhet “u ardhë”, “ashtë ardhë”, “osht ardhun”, por duhet të themi: KA ARDHUR.
Kohën e fundit bëhet fjalë për liritë e të shprehurit në gjuhë të tjera. Ne nuk kemi pasur asnjëherë dy gjuhë, ne kemi pasur vetëm NJË GJUHË. Dhe tani nuk është njësoj sikur një popull kur del nga robëria p.sh., në Afrikë a diku tjetër dhe e fiton të drejtën e gjuhës, dhe një vend sikur Kosova apo Shkodra që ta kërkojnë (tash në demokraci) gjuhën e tyre dhe ta bëjnë një standard (të vetin). Këto janë absurde. P.sh.: Serbia sot e ka standardin me rrënjë jashtë Serbisë. Dialekti bazë i standardit të tyre vjen nga jashtë. Madje edhe themeluesi ka qenë jashtë Serbisë. Dhe çfarë do të bëjnë ata tash, një gjuhë tjetër?
Ne nuk jemi shtypur nga gjuha standarde. Me gjuhën e katundit jemi shtypur nga policët e pashkollë në këto treva. Prandaj gjuha (amtare) nuk është mjet i shtypjes. Dhe, pse nuk e dimë standardin? Në një shoqëri të shthurur si kjo jona, ku nuk ka disiplinë, që nga vendi i punës e deri te studenti, duhet EDUKIMI të jetë ndryshe. PA EDUKIMIN NUK KA ASGJË.
Gjuha gjithmonë ka qenë një fushë shumë e madhe lëvrimi. Aty ka punë për të gjithë dhe gjithmonë. Duke nisur nga leksiku e deri te përdorimet funksionale, sinonimet, pastaj dialektet si burime etj.
Është e vërtetë se Enver Hoxha ka marrë pjesë në hapjen dhe mbylljen e Kongresit. Po sot (në demokraci), nuk mund të bëhet një manifestim më i vogli, e lëre më një me vlerë gjithëkombëtare (siç është një kongres i standardizimit të gjuhës), pa qenë aty kryeministri, kryetari e kryetarët e partive të pozitës e të opozitës.
Gjithmonë ka nevojë gjithçka të rishikohet e të rivlerësohet. Prandaj edhe folësit e SHQIPES, edhe autorët e përkthyesit apo gazetarët gjithmonë kanë nevojë të mësojnë. Kur LEXOJNË, duhet të marrin diçka, sepse ndryshe nuk bëhet përparimi. Të gjithë janë mësuar në bazë të mësimeve nga të tjerët dhe pastaj KANË ECUR VETË.
GABIME TË SHUMTA NË MEDIE
- Me rastin e ceremonialit – nuk thuhet – Universiteti i Prishtinës e nderoi me çmimin “Doktor Honoris Causa“ shkrimtarin Ismail Kadarenë, por duhet: Universiteti i Prishtinës i dha titullin “Doktor Honoris Causa“ shkrimtarit Ismail Kadare.
- Mospërshtatje në numër- p.sh.:
Presidenti i bëri thirrje forcave politike- (duhet) Kryetari u bëri thirrje forcave politike.
Në Fakultetin e Mjekësisë janë angazhuar mësimdhënës pa titull shkencor. (duhet) Në Fakultetin e Mjekësisë janë angazhuar mësimdhënës pa tituj shkencorë.
- Në disa medie të fuqishme shqiptare kujdesi për pastërtinë e gjuhës sonë mungon, p.sh.: bujkun e quajnë fermer, vajin e bimëve- vaj vegjetal, e trëndafilta- rozë etj.
- Disa gabime të tjera, p.sh.:
Partitë politike do të apelojnë deri te anëtarët. (duhet) Partitë politike do t’u bëjnë thirrje anëtarëve…
- Për punimin e punimeve shkencore. (duhet) Për hartimin e punimeve shkencore.
Arsimtarët duke dashur ta lavdërojnë nxënësin thonë:
- Punohet për një nxënës të shkëlqyeshëm! Shqip thuhet kështu: Bëhet fjalë për një nxënës të shkëlqyeshëm!
Dhe krejt në fund, nuk mbetet tjetër përpos të themi: “Gjithçka vjen e shkon, ndërrohet e shndërrohet, shitet e blihet. Një gjësend, nuk shitet e nuk ndërrohet , një send është që do të ruhet si një gur i çmuar, do të ruhet si një dhunti e posaçme e Perëndisë, si një trashëgim i të parëve tanë, e kjo është Gjuha Shqipe.”
ializmit dhe nëse ky duhet të shpërfillet, sepse ishte krijuar në ato kushte, atëherë çfarë do të thoshin “këta” që e kanë nxjerrë këtë si pikë të parë (kritike), sikur standardi të ishte bërë në shoqërinë skllavo-pronare, ose në mesjetën e vonë sikur i anglishtes, i italishtes, i gjermanishtes dhe i gjuhëve të tjera?