Pjesë të zgjedhura

Prof. Ethem Likaj

Prof. Ethem Likaj

Po i veçoj këto fjali të profesorit Ethem Likaj: “Sistemi foljor i shqipes, nga koha e dokumentimit e deri sot, është një pasuri e rrallë dhe e çmuar, jo vetëm për historinë e brendshme të shqipes, por edhe për historinë e gjuhëve indoevropiane, sepse ai (sistemi foljor i shqipes) është ndofta më i pasuri dhe më i ploti ndër gjuhët e sotme indoevropiane. Shqipja është e vetmja gjuhë ndër gjuhët e sotme, që ka trashëguar të katër mënyrat e indoevropianishtes: dëftoren, lidhoren, urdhëroren dhe dëshiroren; madje ka zhvilluar edhe një mënyrë të re, siç është habitorja. Në këtë sistem vëmendjen e gjuhëtarëve të huaj dhe vendës prej kohësh e ka tërhequr dëshirorja, e cila u mungon gjuhëve të sotme indoevropiane…

Nga studiuesit shqiptarë është pikërisht akademiku Shaban Demiraj, i cili, megjithëse nuk doli ndonjëherë me një studim të veçantë për të, në gramatikën e vet historike e shtjellon atë gjerësisht, si të ishte një punim më vete.”