Profesor dr. Vaxhid Sejdiu ka shkruar:
“Të nderuar kolegë, pas një pune të organizuar mirë rreth Kuvendit të Mësuesve, i cili i zhvilloi punimet me datën 9-10 mars 2024 nuk ka gjë më të mirë, kur dilet edhe me përfundimet e Kuvendit. Falënderoj në emër të të gjithë pjesëmarrësve Qendrën e Botimeve për Diasporën (QBD) dhe në veçanti drejtuesen e Qendrës znj. Mimoza Hysa për angazhimin dhe përkushtimin profesional dhe kombëtar në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare. Bashkë jemi më të mirë, bashkë jemi më të suksesshëm! Prandaj do të vazhdojmë me të gjitha forcat në këtë rrugëtim të përbashkët për përhapjen e dritës së diturisë në gjuhën amtare, kudo në botë. Suksese të gjithëve, suksese kolegë të nderuar!”
Mund të jetë një imazh i 18 persona
Qendra e Botimeve për Diasporën
 
📌Propozime nga Kuvendi i punës në Mynih 9-10 mars 2024
✍️ 🇦🇱 Tema: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës”
📌 ✍️ 🇦🇱 Propozime për çështjet organizative të mësimit plotësues në diasporë e mërgatë:
1. Hartimi i marrëveshjeve ndërinstitucionale për lehtësimin e kushteve të mësimit të gjuhës shqipe në vende, si: Italia, Greqia, Sllovenia dhe Franca;
2. Hapja e qendrave kulturore në qytetet ku ka më shumë komunitet shqiptar;
3. Binjakëzimi i shkollave/kurseve në diasporë me shkolla në Shqipëri dhe Kosovë;
4. Ndërtimi i një strategjie ndërinstitucionale për ruajtjen e gjuhës amtare përtej vullnetarizmit;
1. Pajisja me dokumentacion të përbashkët pedagogjik për të gjithë mësimdhënësit në diasporë dhe mërgatë;
2. Digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të mësimit plotësues në diasporë, të tilla, si: hartimi i ditarit elektronik, i cili mundëson regjistrimin dhe menaxhimin efikas të mungesave, notave, faturimit dhe komunikimit në rrjeteve sociale;
3. Ngritja e një platforme online për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe mërgatë;
5. Pajisja me certifikatë të mësuesve të regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë;
6. Përfshirja e gjuhës shqipe në programet dygjuhësore (Dual language) sipas modelit të mësimdhënies në SHBA;
7. Hapja e një llogarie të përbashkët për diasporën për ruajtjen dhe dhënien e mësimit të gjuhës shqipe ne diasporë në kujdesin e ministrive përgjegjëse për diasporën dhe mërgatën;
8. Përfshirja e rinisë dhe ndryshimi i perspektivës në lidhje me mësimdhënien në diasporë dhe mërgatë, si element kyç i vazhdimësisë dhe i zhvillimit të shkollave shqipe.
📌 ✍️ 🇦🇱 Propozime për ndërgjegjësimin në mërgatë për rëndësinë e mësimit të gjuhës së prejardhjes:
1. Ndërgjegjësimi i prindërve për rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare përmes fushatave promocionale në televizionet shtetërore;
2. Hartimi i një letre motivuese dhe informative nga shtetet amë për t’ua dërguar prindërve me qëllim që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe;
3. Motivimi i fëmijëve në mërgatë për trashëgimin e gjuhës së prejardhjes dhe shkollimin në vendet bujtëse me qëllim vlerësimin e rolit të tyre si përçuesit më të besueshëm të kulturës dhe letërsisë shqipe jashtë vendit, apo si lobuesit më të mirë të interesave shqiptare në politikat e huaja;
4. Bashkëpunim me shkrimtarë dhe poetë në mërgatë në ndihmesë të trashëgimit së gjuhës shqipe;
5. Organizimi i ekskursioneve, vizitave, shkollave verore në atdhe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë;
6. Pasqyrimi i aktiviteteve të shkollave shqipe në mërgatë nga televizionet shtetërore.
📌📚 ✍️ Propozime për materialet mësimore bazë dhe ato plotësuese:
1. Furnizimi me tekste didaktike të paktën në dy periudha të vitit;
2. Përfshirja e mësuesve si autorë tekstesh dhe jo vetëm në rolin e recensuesit;
3. Çelja e një biblioteke ose krijimi i një rafti/sektori me libra shqip në diasporë;
4. Përfshirja e gjuhës suedeze në botimet e programit dygjuhësh;
5. Përshtatja e kurrikulave të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare sipas modelit të vendeve pritëse;
📌✍️ 🇦🇱 Propozime për ngritjen e nivelit të mësimdhënies në diasporë e mërgatë:
1. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësuesve që japin mësim të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë;
2. Përfshirja më e gjerë e teknologjisë në mësimdhënie në diasporë.