Për inkuadrimin e mësuesve të rinj në procesin e mësimdhënies të gjuhës shqipe
Të nderuar kolegë/e,
Nisur nga fakti i kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, për pikat shkollore në Kantonin e St. Gallenit: në Altstätten, Balgach dhe në Oberriet.
Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:
- Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
- Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
- Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në insitucionet arsimore. Përparësi kanë mësuësit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:
- Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
- Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
- Diploma (Kopje)
- Vërtetimet e përvojës së punës
- Lejeqëndrimi në Zvicër
- Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
- Në adresën postare:
“Shkolla Shqipe” në Zvicër
Oberlandstrasse70,
8610 Uster - Ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF
Në adresën elektronike (e-mail) të Koordinatorit të “Shkollës Shqipe”:
vaxhid_sejdiu@hotmail.com