Shkolla Shqipe në Zvicër, ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare e festoi me punë dhe angazhime të reja në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Sot, e hënë, 22 shkurt 2021 filluan mësimet në gjuhën amtare, fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it.
29 – të nxënësit e shkollës shqipe në Domat /Ems: Dion Maksuti, Drinori, Lina, Lioni, Alisa, Rumeisa, Diari, Jara, Adriani, Albioni, Arbresha, Saranda, Fisniku, Jonasi, Rinori, Vullneti, Malika, Amina, Sarah, Kanita, Leami, Samira, Tiara, Ramadani, Loriku, Leoni, Amina, Adea dhe Dion Metbala kishin arsye t`i gëzohen ditës së parë në shkollë shqipe. Ata mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure edhe atë grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00