Pas suksesit në hapjen e shkollave të reja shqipe në Zvicër, “Shkolla Shqipe në Zvicër” dëshmon veten edhe në organizimin e tyre. Tani në kohë pandemie, veçanërisht në Kantonin e Cyrihut, me kufizimet e reja, ku pezullohen mësimet në klasa, ajo kalon me  orët mësimore  online.

Mësuesi Vaxhid Sejdiu së bashku me nxënësit e Shkollës Shqipe të Regensdorfit, Kantoni i Cyrihut (grupi i parë), në një orë mësimore të gjuhës shqipe online

… Lirisht mund të themi se deri më tani “Shkolla Shqipe në Zvicër” radhitet në mesin e shkollave më të suksesshme jo vetëm në Zvicër, por edhe në mbarë mërgatën shqiptare. Angazhimet e shumta në hapjen e shkollave të reja shqipe, menaxhimi i kërkesave të prindërve, kontaktet me drejtoritë e shkollave zvicerane, rritja e numrit të nxënësve dhe angazhimi i stafit pedagogjik janë elemente që këtë shkollë e veçojnë. Dhe tani në kohën e  fundit me rastin e shtrëngimit të masave kundër pandemisë në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës dhe, pezullimin e orëve mësimore në klasa, ata kalojnë me mësimet online, gjë dëshmojnë për një shkollë serioze, e cila ecën me kohën.

Nxënësit e Shkollës Shqipe të Volkteswilit, Kantoni i Cyrihut (grupi i dytë), në një orë mësimore të gjuhës shqipe online

Nga gushti i vitit 2019 dhe deri më sot Shkolla shqipe në Zvicër është bërë shembulli më i mirë i hapjes së pikave të reja shkollore dhe i organizmit të tyre, jo vetëm në Zvicër, por mund të themi edhe në mbarë mërgatën shqiptare. Duke shfletuar njoftimet për hapjen e shkollave të reja shqipe, ku muaj më parë nuk kishte pasur shkollë shqipe në shumë vendbanime të Zvicrës na detyron t`iu kushtojmë një vëmendje të veçantë sukseseve të saj.

Në një afat të shkurtër kohor, nga gushti i vitit 2019 dhe deri më sot janë hapur 43 shkolla me 648 nxënës. Shumica e pikave shkollore funksionojnë edhe sot e kësaj dite me prezencë në klasë, por nga fillimi i janarit 2020, pas shtrëngimit të masave kundër pandemisë në Kantonin e Cyrihut vlen të përmendet se në shkollat në Kanton e Cyrihut është kaluar në mësimin online. Dhe ky mësim tani po korr sukseset  e radhës, ku shihen qartë dhjetëra e dhjetëra nxënës, të cilët ashtu sikurse dikur që vinin në klasa ashtu hyn në orët e rregullat mësimore online. Dallohet veçmas mësuesi Vaxhid Sejdiu që punon me 14 klasa online, të ndara në grupe në bazë të niveleve dhe mësimi zhvillohet normalisht si më parë. Pastaj mësuesja Albulenë Jusufi me 3 klasa, Ardjan Shaqiri me dy klasa, Nora Macula  etj.

Dhe sot, edhe pse po jetojmë në një kohë të vështirë, lirisht mund të themi se sukseset vazhdojnë edhe pse në një formë tjetër.

Sektori për informim

Nxënësit e Shkollës Shqipe të Regensdorfit, Kantoni i Cyrihut (grupi i dytë), në një orë mësimore të gjuhës shqipe online