Lefter Çipa: Bilbili i vendeve të mia

Ku peshon më shumë guri ?

Ku s`ka të vdekur burri ?

Peshon në vendin e tija,

ku të flet gjuhën fëmija,

bilbili i vendeve të mia.

O pena me flori larë,

mbi borë lulja e parë,

Zanë yjesh, hënë behari

Ç’u bë Naim këngëtari ?

Gjuhë e zogjve nëpër djepe,

zgjove Kombin dritë derdhe,

O i ëmbli për të gjallë,

i gjalli për Shqipëtarë,

Pak jetove shumë na le,

Shumë more dhe në dhe,

S`të mban dot dheu përbrënda,

Dil nga varri e nis nga kënga!

Nëna jonë shami kuqe,

shtatin mal veshur si nuse.

Shqipëri o shkëmb i sertë,

Ti bilbila i bën djemtë.

Shekujt vijnë e vitet shkojnë,

Naim-djemtë ligjërojnë…

Nga libri ” Shqipëri moj ballëhapur”

Shtëpia botuese ” Naim Frashëri”

Kënduar në FFK Gjirokastër,

1983

Gëzuar Shqipëri

Tek flamuri të jetë syri,

Se aty gjakun e kemi.

Për flamurin punoi gishti,

Nga Ismaili dhe Skënderi…

Shqipëtarët, të gjithë sa janë,

Një djep e një Nënë kanë.