Profesor dr. Vaxhid Sejdiu: Hapet një klasë mësimore nga «Shkolla Shqipe» në Othmarsingen të kantonit të Aargaut
Në prag të festës kombëtare 28 Nëntorit klasave mësimore të “Shkollës Shqipe” në Zvicër i shtohet edhe një pikë shkollore në Othmarsingen të kantonit të Argaut
Të lumtur që më në fund mund fillojnë me mësimet në gjuhën shqipe. Mësuesja Nuraj Iljasi së bashku me nxënësit e shkollës shqipe në Othmarsingen të kantonit të Argaut
E hënë 27 nëntor 2023, pas një pune të përbashkët mësues dhe prindër, “Shkolla Shqipe” në Othmarsingen hap dyert për fëmijët shqiptarë të këtij rajoni, me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën amtare në mënyrë te rregullt. Mësuesja Nuraj Iljasi një mësuese e përkushtuar, e cila punon edhe në pikën shkollore në Pratteln të kantonit të Basellandit ishte tepër e lumtur meqë ëndrra e saj që të punojë me fëmijët shqiptarë edhe atë në Zvicër, po bëhet gjithnjë e më tepër realitet. A ka gëzim më të madh për një mësuese, kur sheh prindërit shqiptarë, të cilët i sjellin fëmijët e tyre për t`i regjistruar në shkollën shqipe?
Gëzim i pa përshkruar dhe festë në të njëjtën kohë. Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve ishin dhurata më e bukur për vatrën tonë arsimore “Shkolla Shqipe” në këtë ditë festive.