Mirënjohje për profesor dr. Vaxhid Sejdiun, në Augsburg të Gjermanisë

 

Më, 10 mars 2024, në Augsburg të Gjermanisë, në Kuvendin e Mësuesve, në emër të KKAD-së iu nda mirënjohje profesor dr. Vxhid Sejdiuit, ish- kryetar i KKAD-së, për angazhimin shembullor në ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe në diasporë.

“Një mirënjohje e veçantë e cila ka një kuptim tepër domethënës për mua, për bashkëpunimin dhe përkushtimin e përbashkët në shërbim të gjuhës shqipe.”

Vyhid Sejdiu

Kolegë të nderuar,

Kolegë të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), së bashku kaluam ditët më të vështira të pandemisë, të “gozhduar” në takimet online me të vetmin qëllim që bashkërisht të nisim gjëra të mira, në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare. Secili prej nesh ishte histori më vete, në vendin ku jeton dhe punon, por ajo fjala e urtë “bashkimi bënë fuqinë” ishte  njëmend bashkimi ynë në kuadër të një këshilli, që sakrifikoi kohën e lirë, idetë dhe bashkoi dëshirat për një qëllim, për një vizion të përbashkët, njehsimin e shkollave shqipe, përhapjen e dritës së diturisë. Iu gëzuam sukseseve të njeri – tjetrit. Dhe nuk ka qëndrueshmëri më të madhe jo vetëm intelektuale por edhe njerëzore kur i gëzohesh sukseseve të kolegëve. Ky frymëzim na motivoi të kalojmë sfidat e kohës dhe sot për mua personalisht nuk ka gëzim më të madh se ta mbyllësh përgjegjësinë si kryetar i KKAD-së 2020 – 2023 duke lënë pas një ekip kolegjial, të përkushtuar për të bërë edhe më tutje punë të mira. Ju dëshiroj suksese në vazhdimësi …

Shumë faleminderit!