Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër vazhdojnë. Sot u hap edhe klasa e 45-të, edhe atë në Bern të Zvicrës.
E mërkura e sotme ishte ditë festive për nxënësit e shkollës shqipe në Bernë të Zvicrës. Ata për herë të parë uleshin në bankat shkollore të mësojnë shqip. Fillimi ishte i mbarë sepse së bashku me ta, në ditën e parë të shkollës kishin ardhur edhe prindërit e tyre. Para shkollës ishte krijuar një atmosferë e veçantë sa që nxënësit ndiheshin shumë të lumtur, por edhe prindërit e tyre kishin shumë arsye për teë qenë të gëzuar.
Vlen të përmendet se në hapjen e Shkollës Shqipe në Bernë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve zvicerane të cilët mbështesin organizimin e kurseve në gjuhë të huaja, znj. Brigitte Schletti dhe z. Felix Graf.
Nxënësit: Azra, Ramoni Amari, Inari, Medina, Donarti, Dorentina, Noari, Diari, Amina, Aelia Deoni, Deona, Luisi, Diar S. etj. ishin të lumtur sot. Dhe javën tjetër do t`iu bashkëngjiten edhe të tjerët, të cilët këtë javë nuk kishin pasur mundësi të marrin pjesë në orët mësimore në gjuhën amtare, për hir të javës sportive.
Shkolla Shqipe Zvicër
Sektori për informim