Vaxhd Sejdiu: Jashar Salihut
Hije rëndë
Fjalë pak
Ashtu si në legjendë,
Rrudhat si rrugët e Kosovës,
Sytë si yje drite
Që ndriçojnë Atdheun.
Fol gjeneral,
Heshtja jote rëndë peshon,
Moti s`kemi dëgjuar këngë maje krahu,
Kënga e lirisë ka mbetur
Në maje të gjuhës.
Dhe sa herë
Dallgët e lumit Ibër ngrihen
Ngrihen që me natë,
Fjala jote e matur
Është melhem për plagë.
Sa herë Veriu i egër,
ngrit kokën,
dalin sorrat, laraskat, korbat
Si në Gazimestan,
Harrojnë Reçakun, Obrin, Prekazin…
Dhe sulmojnë emblemën e UÇK-së.
Në momentet më të vështira
Hija jote dallon,
Si një lum i vrullshëm
Çan dallgët e jetës
Rreze drite kërkon.
Eh sa ka nevojë,
Ky popull.
Për fjalën tënde burrërore
Për fjalët e së vërtetës,
Qëndrimin tënd vertikal
Dhe për njerëz në mes të njerëzisë,
Për t`i dhënë kuptim të plotë Lirisë.
Vaxhid Sejdiu