Festë madhështore e nxënësve të shkollave shqipe në Neuenhof të Zvicrës

 Manifestim solemn për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë
“Shkolla Shqipe” në Zvicër paraqiti një program të pasur artistik e kulturor të nxënësve të shkollave shqipe Neuenhof, Spreitenbach, Rümlang, Fahrweid, Cyrih Affoltern, Regensdorf, Dällikon, Rüti, Rapperswil – Jona, Uster, Pfäffikon, Volketswil, Fehratorf, Wetzikon, Zug dhe Buchrein. Një respekt i veçantë për mësuesit e shkollave shqipe Qefsere Sejdiu, Minire Azemi,  Dorentina Berisha dhe Vaxhid Sejdiu për gjithë angazhimin në përgatitjen e këtij manifestimi madhështor.

Në një atmosferë festive dhe të mbushur me emocione atdhetare, “Shkolla Shqipe” organizoi manifestimin tradicional kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Nën udhëheqjen e moderatores Lina Limoni, ish-nxënëse e shkollës, programi u hap me intonimin solemn të Himnit të Flamurit nga kori i shkollës, duke shënuar fillimin e një mbrëmjeje të veçantë kushtuar historisë dhe identitetit kombëtar.

Pas himnit, nxënësi Rian Dakaj recitoi vargjet “Për Flamurin kuq e zi”, ndërsa Shera Dakaj dhe Era Kelmendi, të shoqëruara nga kori i shkollës, emocionuan publikun me këngën “O, ku ka si ti o Shqipëria ime”.

Përshëndetja e organizatorëve

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu. duke i përshëndetur të pranishmit 

Në emër të Këshillit Organizues, fjalën përshëndetëse e mbajti prof. dr. Vaxhid Sejdiu, i cili falënderoi të pranishmit: nxënës, mësues, prindër dhe mysafirë të shumtë. Ai veçoi me respekt pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve diplomatike dhe të personaliteteve të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Në vazhdim, moderatorja ftoi dy nxënëset Eneida Latifi dhe Sara Zymeri të prezantojnë hartimin e përgatitur kushtuar 28 Nëntorit, ndërsa më pas të pranishmit dëgjuan përshëndetjet zyrtare nga përfaqësuesit e ambasadave,  Znj. Monika Zguro nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Znj. Shukrije Ramdani nga Ambasada e Republikës së Kosovës si dhe nga kryetari i Këshillit kantonal, Z. Riza Demaj.

Përfaqësuseja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, në Berne të Zvicrës zonj. Monika Zguro

Program i pasur artistik

Manifestimi vazhdoi me një program të gjerë recitimesh dhe këngësh të interpretuara nga nxënësit e shkollave shqipe. Poezitë patriotike, këngët kushtuar flamurit dhe atdheut si dhe interpretimet e zëshme të fëmijëve krijuan emocion dhe krenari tek publiku.

Në skenë u ngjitën grupe të shumta nxënësish, të cilët recituan krijime si, “Flamuri kuq e zi”, “Në mërgim”, “Flamuri”, “Është e jona Shqipëria”, “Kënga e Flamurit” si dhe shumë poezi të tjera kushtuar atdheut, gjuhës dhe identitetit shqiptar. U dalluan Ajan Hyseni, Klea Shkodra, Ajana Halimi, Fiona Bajraj, Andi Shala, Vlera Kovani, Aurela Shala, Arian Bajraj, Dijon Kryeziu, Jon Kryeziu, Eldion Kosumi, Altin Kosumi, Rubina Krasniqi, Noar Hyseni, Malor Selimi, Rina Rifati, Dijar Asllani, Katalea Laci, Jora Idrizi, Drin Demaj, Rita Gusturanaj, Tuana Domgjoni, Evelin Tishuki, Jondia Kerimi, Rudina Kerimi, Jora Rexhepi, Tea Variglia, Tara Zeqiri, Rita Buduri, Vesa Latifi, Jon Kamberi, Amra Memeti, Melodi Maloku, Rejana Thaqi, Rina Kelmendi, Tana Limoni, Era Kelmendi, Rian Shabani dhe Hamzë Haxhija.

Nga këngët, u veçuan interpretimet: Globi” nga Jerina Destani dhe Adea Tahiri, “Drenica ime” nga Liara Zuka dhe Alea Halimi, N’grykë të Kaçanikut” – Tana Limoni, “Fjalët e Qiririt” – Alea Halimi, Liara Zuka, Arnela Halimi dhe Melisa Selimi – “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”.

Vallet dhe duartrokitjet e entuziazmit

Në pjesën e katërt të manifestimit, skena iu kushtua vallëzimit tradicional. Nxënëset Tea Idrizaj dhe Leandra Ametaj u prezantuan me një valle popullore, ndërsa grupi i vajzave të shkollës shqipe në Spreitenbach interpretoi “Valljen e Pavarësisë”, e cila u prit me duartrokitje të gjata.

Mirënjohjet dhe vlerësimet

Mësuesi Vaxhid Sejdiu ndau mirënjohje për veprimtarët që kanë mbështetur vazhdimisht shkollën shqipe. U nderuan: znj. Merita Pinta, z. Bislim Syli, gazetari Rexhep Rifati, Platforma albinfo.ch, z. Akibe Pajaziti Bosco si dhe fotografi Afrim Nevzadi

Ndër prindërit e përkushtuar u vlerësuan: Shpend Limoni,
Sherif Dakaj, Gëzim Zuka, Mentor Selimi, Flakon Halimi, Valdet Krasniqi, Besart Hyseni dhe Pren Tuci për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Përmbyllja solemne

Manifestimi u mbyll me interpretimin e korit të shkollës shqipe, nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu. Kori interpretoi këngët:

  • “Pse jemi të ndarë”
  • “Fryn murrlani me stuhi”
  • “Përjetësisht me ty Shqipëri”

Kënga e fundit u këndua me të gjithë nxënësit në skenë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me krenari shqiptare.

Manifestimi i 28 Nëntorit dëshmoi edhe një herë rëndësinë e kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë, si dhe punën e palodhur të mësuesve, nxënësve dhe komunitetit që e mban gjallë këtë traditë me dashuri e përkushtim.

 

Shkolla Shqipe – LAPSh “Naim Frashëri” – Zvicër

Sektori për informim