SHKOLLA SHQIPE ZVICËR – ZUG (CUG): Këngë, recitime e veprimtari në kujtim të shkrimtarit Dritëro Agolli
Vargje, këngë e lule për Dritëroin e madh sollën fëmijët nga Shkolla Shqipe Zvicër në një program të shkëlqyer artistik. Prindër, mësues e dashamirë të fjalës e vargut të Dritëroit, mbushën sallën plot në Uster të Zürich-ut. Ditëlindja e poetit u kujtua me një festë të vërtetë të nxënësve të mrekullueshëm të shkollës shqipe nga shumë kantone të Zvicrrës.Mësues , prindër e fëmije së bashku, na dhanë një emocion dhe një të vërtetë me vete: “Aty ku punohet, më vonë mund të këndohet”. Ju lumtë! Dritëroi do të ishte krenar me ju!