Ogerta Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit në diasporë
Ogerta Manastirliu,
Ministre e Arsimit dhe Sportit
Republika e Shqipërisë
Zonjat: Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit dhe Mimoza Hysa, Drejtore e Qendrës së Botimeve për Diasporën
🇦🇱Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më
parë.
Këtë vit kemi gati Nivelin II të tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tashmë i standardizuar, ndërsa Niveli III për klasat 7-8-9 ka përfunduar dhe do të jetë në duart e nxënësve duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.🎒🏫
Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj.🇦🇱🦅
QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN: “U përmbush me sukses edhe këtë vit dërgimi i teksteve mësimore për diasporën duke realizuar 100% kërkesat e ardhura nga përfaqësitë shqiptare jashtë vendit!
✅ Shpërndarja e teksteve u realizua një muaj para afatit, me qëllim që çdo fëmijë të jetë i pajisur me librat shkollorë përpara fillimit të vitit të ri mësimor.
Suksese të gjithëve!
Bashkë bëjmë më të mirën!”