Prof. mr. Eroll Sejdiu: VËREJTJE DREJTSHKRIMORE TË RËNDËSISHME
Gabim = Forma e drejtë | Shpjegim i shkurtër
disciplinë = disiplinë
Fjala vjen nga latinishtja disciplina, dhe në shqip shkruhet me “s”, jo me “sc”.
egzistoj = ekzistoj
Forma me “g” është gabim. “Ekzistoj” është forma e pranuar në gjuhën standarde.
përgaditje = përgatitje
Përdoret forma e saktë “përgatitje”, me rrënjë nga folja “përgatit”.
vetanake = vetjake
“Vetjake” është mbiemri i saktë që lidhet me “vetja”.
masovike = masive
“Masovike” është formë jo standarde. “Masive” është fjala e saktë për përdorim të përgjithshëm.
absolutikisht = absolutisht
Shtesa “-ikisht” është gabim. Forma korrekte është “absolutisht”.
vehte = vete
“Vete” është forma standarde, ndërsa “vehte” është arkaike dhe nuk përdoret në normën letrare.
mbështjellur = mbështjellë
Përdoret pjesorja e shkurtër “mbështjellë”.
hudh = hedh
Folja e saktë është “hedh”. “Hudh” është gabim fonetik.
lojra = lojëra
Shumësi i fjalës “lojë” është “lojëra”.
zbraztësirë = zbrazëtirë
“Zbrazëtirë” është fjala e drejtë; “zbraztësirë” përmban një “t” të panevojshme.
përpikmëri = përpikëri
“Përpikëri” është fjala e saktë për cilësinë e të qenit i përpiktë.
këpurdhë = kërpudhë
Forma standarde është “kërpudhë”.
matematicient = matematikan
“Matematikan” është emërtimi i saktë i profesionit.
ndrroj = ndërroj
Folja e saktë është “ndërroj”, me shtesën “ë”.
spjegim = shpjegim
rrezistoj = rezistoj
Forma me “rr” është gabim. Përdoret “rezistoj”.
Idealista = idealistë
Në shumës përdoret “-istë” për gjininë mashkullore.
respektë = respekt
Fjala “respekt” është emër i pashquar, pa “ë” në fund.
parasyshë = parasysh
Shprehja e saktë është “ parasysh”.
vie = vjen
Folja “vjen” është forma e drejtë në kohën e tashme.
lexhendare = legjendare
Forma e saktë është “legjendare”.
shqipëtar = shqiptar
“Shqiptar” është forma korrekte, pa “ë” pas “p”.
siq = siç
“Siç” është forma e drejtë; “ç” është shkronja e saktë.
të kaltërta = të kaltra
Shumësi i mbiemrit “kaltër” është “kaltra”.
të gjelbërta = të gjelbra
Shumësi i saktë është “të gjelbra”.
politikaj = politikanë
“Politikanë” është emri i drejtë; “potikaj” është gabim fonetik.
Prof. mr. Eroll Sejdiu