Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar

Me krenari dhe mirënjohje uroj kolegët e shkollave shqipe për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre të përditshëm. Ju faleminderit që me zemër e me dashuri mbani gjallë gjuhën dhe kulturën tonë në çdo klasë dhe në çdo aktivitet.
Urime të veçanta nxënësve tanë, të cilët edhe pse të lindur larg atdheut, e mësojnë dhe e ruajnë gjuhën e stërgjyshërve me krenari dhe përkushtim. Ju jeni vazhdimësia jonë, drita dhe e ardhmja e kombit.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë veprimtarët e shkollave shqipe, për çdo orë vullneti, çdo hap përpara dhe çdo sakrificë që bëni në shërbim të gjuhës dhe identitetit tonë.
Urime shqiptarëve kudo që janë — atyre që këtë ditë e kalojnë me punë, me dashuri për atdheun dhe në hijen e flamurit tonë të shenjtë kuqezi.

Gëzuar Festa e Flamurit! Rroftë Shqipëria, rroftë kombi ynë!










