Rrënjët tona
I madh është numri i nxënësve të shkollave shqipe në Zvicër, të cilët me përkushtim mësojnë, ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën dhe kulturën e të parëve të tyre. Një prej këtyre nxënësve të dalluar është Elina Murati, nxënëse e shkollës shqipe në Volketswil, në klasën e mësuesit Vaxhid Sejdiu. Ajo shquhet jo vetëm për suksesin e saj në mësime, por edhe për talentin e saj në artin figurativ.
Me përkushtim dhe pasion, Elina ka realizuar një vizatim të mrekullueshëm të Skënderbeut, duke shfaqur jo vetëm aftësitë e saj artistike, por edhe dashurinë dhe respektin për historinë dhe figurat kombëtare shqiptare. Si një nxënëse e shkëlqyer, e urtë dhe e zellshme, ajo e mëson gjuhën shqipe me përkushtim të madh, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar edhe në diasporë.
Puna dhe përpjekjet e saj janë një shembull frymëzues për të gjithë bashkëmoshatarët, duke treguar se rrënjët dhe kultura shqiptare mbeten gjithmonë të gjalla, pavarësisht largësisë
SEKTORI PËR INFORMIM