Ideja ishte ashtu siç janë nxënësit pa u përgtaitur e gjithë ishte një organizim spontan që kush sa më mirë

Nxënës dhe mësues përcjellin vëmendje prezantimet

Të shtunën, me datën 29 maj 2021, nën organizimin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë,  nxënësit morën pjesë në konkursin e “Shkollës Shqipe – Zvicër 2021”, në tre disiplina, lexim, recitim dhe këndim. Organizim ky për herë të parë në platformën “Zoom” online për shkak të pandemisë. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 129 nxënës, të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Programin e udhëhoqi mësuesi Vaxhid Sejdiu

Dhe sot, Shkolla Shqipe në Zvicër ka 51 klasa me mbi 800 nxënës të rregullt në  14 kantone të Zvicrës dhe me përkushtimin e vazhdueshëm drejt shkollave të reja.

Mësuesit e Shkollës shqipe në Zvicër

Programi zgjati dy orë të plota. Të parët filluan ata të cilën ishin të përcaktuar në fushën e leximit

Paspjesës së leximit, ishte ajo e recitimit dhe ajo e këndimit, ku nxënësit dëshmuan edhe njëherë se janë artistë të vërtetë.

Dhe në fund anëtarët e komisionit, mësuesit e shkollave shqipe ( Isuf Ismaili, Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Teuta Myrtaj, Ardjan Shaqiri, Nora Macula, Anita Duriçi, Liljana Doda – Gojani, Boralda Kuçi, Nazmije Kamberi, Arbresha Zimberi, Shkelzime Kurtaj dhe Jonida Bërdëllima) përgëzuan nxënësit për përkushtimin e tyre, edhe pse të gjithë ishin të mirëKomisionet dhanë këtë vlerësim: në kategorinë e leximit fituesit ishin: Ardita Kaliqi (Spreitenbach), Xhemali Elshani (Fällanden) dhe Alea Halimi (Neuenhof). Në atë të  recitimit: Gentonis Shala (Uster), Kjara Rashiti (Domat Ems) dhe Iad Ajgeraj (Bern), si dhe në kategorinë  e këndimit: Gresa Shala (Uster), Erina Lumani dhe Leona Malo (Rüti) dhe Anina Kurtaj (Bern).