Vaxhid Sejdiu

Urime ditën e shenjtë të 22 Nëntorit – Ditën e Alfabetit Shqip!

Sot festojmë përvjetorin e Kongresit të Manastirit, ditën që na bashkon rreth alfabetit tonë të përbashkët, themelit të gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë.

Urime nxënës të dashur të shkollave shqipe në Zvicër!

Ju jeni vazhdimësia e gjuhës sonë dhe gëzimi ynë i përditshëm.

Urime kolege dhe kolegë, ju që përhapni dritën e diturisë në gjuhën amtare dhe e mbani gjallë shpirtin shqiptar në mërgatë.

Urime prindër të shkollave shqipe, ju që udhëzoni fëmijët tuaj në rrugën e drejtë, ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Urime shqiptarë kudo që jeni!

Gjuha shqipe na bashkon, na fisnikëron dhe na mban rrënjët gjallë.

Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip!