Falënderime nga Prof. dr. Vaxhid Sejdiu dhe njoftime nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër

Faleminderit nga zemra! 🌸
Me buzëqeshje, gëzim e me tekste të reja shkollore, të gjithë së bashku – nxënës, mësues e prindër – jemi tepër të motivuar për një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe. 🇦🇱📚
Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Znj. Monika Zguro dhe Z. Valon Gashi, për mikpritjen e ngrohtë dhe fjalët motivuese që na dhanë edhe më shumë kurajë. 🙏✨
Faleminderit të gjithëve për kontributin që drita e diturisë në gjuhën shqipe të përhapet gjithnjë e më shumë në diasporë! 💡❤️
🤝 Një mirënjohje e veçantë për:
Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Agjencinë Kombëtare të Diasporës
Qendrën e Botimeve për Diasporën
Bashkë për gjuhën dhe kulturën tonë! ✨🇦🇱
Prof. dr. Vaxhid Sejdiu

 

 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër

📚🇦🇱🇨🇭
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, të shtunën më 23 gusht 2025, nisi shpërndarja e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Zvicër, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026.
Edhe këtë vit, janë shpërndarë tekstet e nivelit të parë (nga klasa I deri në klasën III) dhe të nivelit të dytë (nga klasa IV deri në klasën IX), të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Në këtë aktivitet morën pjesë mësuesit e gjuhës shqipe që kanë bërë porositë për tekstet shkollore, të kryesuar nga Prof. Vaxhid Sejdiu, anëtar i Këshillit Koordinues për Diasporën, si dhe znj. Anita Duriçi, anëtare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve të Diasporës.
Mësuesit u pritën në Ambasadë nga znj. Monika Zguro, Këshilltare, dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë, të cilët i uruan për fillimin e vitit të ri shkollor dhe i falënderuan për përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në Zvicër.
📖 Shpërndarja e teksteve do të vijojë edhe për mësuesit e tjerë të cilët kanë bërë porositë, por nuk patën mundësi të ishin të pranishëm atë ditë.
🇦🇱 Një falënderim i veçantë për të gjithë mësuesit e përkushtuar në Zvicër që me punën e tyre mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë.