Numri gjashtë i revistës “Bashkimi”, revistë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Uster të Zvicrës

Dhjetori solli edhe numrin e radhës, numrin e gjashtë të revistës “Bashkimi” në Uster të Zvicrës, e cila që nga numri i parë, ishte një lajm i mirë jo vetëm për bashkatdhetarët e këtij regjioni. Kjo revistë, në kohë pandemie është dhurata më e bukur, jo vetëm për anëtarët e Shoqatës, por për të gjithë ata të cilët arrijnë ta kenë në dorë.

Në 28 faqe, lexuesi gjen një freski shpirtërore, ku sheh se me sa ngulm ruhet gjuha dhe kultura shqiptare. Dhe të gjithë ata, që pushtojnë faqet e revistës kanë të drejtë të thonë “Jam krenar që jam shqiptar”. Në faqen e dytë lexuesi takohet me anëtarët e Shoqatës, ata të cilët mbajnë mbi supe aktivitetin e saj. Kujtime nga aktiviteti i dikurshëm i Shoqatës dhe angazhimet e takimet e sotme paraqesin një kronikë në mes të kaluarës dhe të sotmes së saj. Mjafton ta lexosh intervistën me znj. Barbara Munz, një nga anëtaret dhe aktivistet e Shoqatës “Bashkimi” apo intervistën me koreografin shqiptar në Shtutgart z. Gjergj Lleshaj.  Shënimet nga arkivi i Shoqatës, faqet e letërsisë dhe prezantimi i qytetit të Shkupit apo prezantimi figurës kombëtare të dijetarit shqiptar Sami Frashërit.

Shoqata i kushton një rëndësi të veçantë edhe shkollës shqipe

Ashtu sikurse edhe në numrat  mëparshëm edhe ky numër e rezervon një vend të veçantë në faqet e saj, për nxënësit e shkollave shqipe, edhe pse në kohë pandemie, prezanton hapjen e shkollave të reja shqipe në Regensdorf, në Zürich Rüttihof, në Oetwil am See, në Egg dhe në Herrliberg të Kantonit të Cyrihut, në Zvicër, shënime të cilat japin informacion për shkollat e reja si dhe e begatojnë revistën.

Në foto, nxënës të shkollave shqipe, së bashku me mësuesit e tyre

Dhe fare në fund, kjo revistë mbetet ashtu siç kam shkruar për numrin e parë, të bënë për vete, të gëzon, edhe pse në vend të huaj, të bën të ndihesh krenar. Një pamje, që ta ndriçon ditën, që të gëzon që të sjell freskinë  e vendlindjes, e atdheut.