Jemi në prag të manifestimeve të shkollave shqipe në Zvicër, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2021/22. Një vit i suksesshëm që rezultoi me hapjen e dhjetëra pikave të reja shkollore si dhe një organizim i shkëlqyeshëm në shërbim të përhapjes së mësimit të gjuhës amtare. Pikat shkollore ku mësohet shqip, duken se “janë kapur dorë për dore” nga njëri skaj në skajin tjetër të Zvicrës, me të vetmin qëllim që të përfshijnë sa më shumë fëmijë në bankat shkollore për të mësuar shqip. Dhe me datën 17 qershor 2022 fillojnë aktivitetet e shkollave shqipe, njëri pas tjetrit. Së pari me krijimtarinë letrare të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe për fëmijë Bedri Dedjes.

Aktiviteti zhvillohet në bibliotekën “Pestalozzi“ në Zürich (Bibliothek Hardau, Norastrasse 20 Zürich), nga ora 19:30 – 21:00 

Me pjesëmarrjen e: Alessandro Castriota Scanderbeg (stërnip i heroit tonë kombëtar), Rita Petro – poete dhe drejtoreshë e botimeve ALBAS, Edlira Dedja, vajza e autorit, Dr. Vaxhid Sejdiu – drejtues dhe organizator i mbrëmjes, Suela Jorgaqi – drejtoreshë e Bibliotekës.

Interpretojnë nxënësit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër.

Shkolla Shqipe – Zvicër

Ju fton të merrni pjesë në mbrëmjen kushtuar krijimtarisë letrare të klasikut të mirënjohur shqiptar për fëmijë Bedri Dedja, me temë:
“Bedri Dedja… fjalë të përzgjedhura, krijimtari që rrezaton, një jetë për fëmijët – për të ardhmen e njerëzimit ”

Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të:
Alessandro Castriota Scanderbeg (stërnip i heroit tonë kombëtar)
Rita Petro – poete dhe drejtoreshë e botimeve ALBAS
Edlira Dedja, vajza e autorit
Dr. Vaxhid Sejdiu – drejtues dhe organizator i mbrëmjes
Suela Jorgaqi – drejtoreshë e Bibliotekës Pestalozzi, Zürich

Data: 17 qershor 2022
Koha: 19:30 – 21:00
Vendi: PBZ Pestalozzi – Bibliothek Hardau, Norastrasse 20 Zürich
Me interpretimin e nxënësve të “Shkollës Shqipe” në Zvicër