Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Viti Shkollor 2024-25 tanimë ka filluar
Prindër të nderuar edhe fëmijët tuaj kanë mundësi t’ i bashkëngjiten mësimit në shkollën shqipe.
Regjistrimi i nxënësve në shkollat shqipe në Neuenhof dhe Spreitenbach tani më ka filluar.
Ju mirëpresim!
Së bashku në shërbim të gjuhës shqipe – gjuhës së shekujve!


Të nderuar prindër,
Viti shkollor 2024/25 tanimë ka filluar,
Ju ftojmë, që edhe Ju t`i regjistroni fëmijët tuaj në shkollën shqipe,
sepse gjuha shqipe është gjuha jonë, të cilën na e kanë lënë amanet baballarët tanë.
Gjuha mbron identitetin kombëtar, atdheun dhe flamurin.
*
Ju njoftojmë se mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet:
SPREITENBACH AG
Çdo të mërkure:
– Grupi i parë 15:30 – 17:30
– Grupi i dytë 15:30 – 17:30
Vendi: Schulhaus Haufländli, Haufländlistrasse nr. 12, Spreitenbach
NEUENHOF AG
Çdo të mërkure:
– Grupi i parë 13:15 – 15:00
– Grupi i dytë 13:15 – 15:00
Vendi: Schulhaus Neuenhof, Zentrum 6, Neuenhof
Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë










