Urim për Pavarësinë e Kosovës

Artikull i shkruar nga prof. dr. Vaxhid Sejdiu

Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosova jonë e dashur!

Sa herë shqiptojmë fjalën Kosovë kujtojmë përpjekjet  shekullore të kombit shqiptar për këtë pjesë të përvuajtur të Atdheut.

Sa herë themi Kosovë, kemi thënë me një fjalë amanetin e mijëra dhe mijëra dëshmorëve, të rënë në luftë për liri dhe çlirim kombëtar.

Sa herë këndojmë për Kosovën kemi kënduar për të gjitha pjesët e Atdheut, që patën fatin e Kosovës.

17 Shkurti është ditë krenarie për të gjithë shqiptarët, që në zemër kanë një gjuhë, një komb, një Atdhe!

Qoftë kjo ditë e bashkimit dhe përparimit të popullit shqiptar.

Gëzuar Kosovë!

Gëzuar Shqiptari!