Vaxhid Sejdiu: Duart e ardhmërisë

Këto duar të arta – duart e nxënësve të Shkollës Shqipe në Zvicër – simbolizojnë bashkimin e tyre rreth gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Buzëqeshja e tyre ngjan me rrezet e dritës, që ndriçojnë rrugën e dashurisë për gjuhën amtare.

Qindra nxënës u bënë bashkë në Recitalin kushtuar poetit kombëtar Dritëro Agolli, duke recituar vargjet e tij dhe duke kënduar për dheun, tokën, baballarët dhe Shqipërinë.

Vetëm fëmijët dinë kaq bukur të shprehin mallin dhe dashurinë për Atdheun, duke bartur ëndrrat e prindërve të tyre me pastërti e dashuri.

Krenar për punën dhe angazhimin e këtyre fëmijëve, që më mbushin zemrën në çdo orë mësimore të gjuhës shqipe në pikat shkollore në:

Neuenhof, Spreitenbach, Regensdorf, Fahrweid, Rümlang, Affoltern, Uster, Volketswil, Rüti, Dällikon, Fehraltorf, Wetzikon – dhe kudo tjetër ku punojmë me përkushtim për gjuhën e shekujve – gjuhën shqipe.

A ka gëzim më të madh se t’i shohësh këta fëmijë bashkë, duke kënduar për Kosovën, Shqipërinë, Atdheun tonë të përbashkët dhe gjuhën tonë të ëmbël shqipe?