Vaxhid Sejdiu: Nxënësit tanë dritësohen nga pasuria e gjuhës shqipe

Nxënësit – kjo pasuri kombëtare e pazëvendësueshme, personifikojnë të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë në Mërgatë. Nën këshillimin e prindërve dhe përkujdesjen e mësuesve në shkollat shqipe, ata shëmbëllejnë me edukimin e tyre kombëtar.

Sukseset e tyre janë pjesë e një organizimi kryesisht vullnetar, duke dëshmuar jo vetëm integrimin në shkollat e vendit, por edhe ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar.

Në mesin e tyre dallohet Alea Halimi, nxënëse e shkollës shqipe në Neuenhof të Kantonit të Argaut, e cila ishte pjesëmarrëse në edicionin e 4-të të Twinkle Twinkle Festival, në RTSH.
Ja edhe Linku:
https://drive.google.com/…/1mkg4mC0PVwZNav5brsSRTK…/view










