Vaxhid Sejdiu: Seminari i mbajtur më, 6 dhe 7 dhjetor 2025

Nga këndvështrimi im
Seminari dyditor i datave 6–7 dhjetor, i organizuar nga Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), mblodhi së bashku mësues të diasporës, pedagogë, studiues të gjuhës shqipe, autorë tekstesh shkollore, si dhe përfaqësues institucionalë nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjatë seminarit u zhvilluan diskutime të vlefshme për rolin e mësuesit në nxitjen e interesit të fëmijëve për gjuhën shqipe, për metodat bashkëkohore didaktike të përshtatura për kushtet e mësimit në diasporë, si dhe në dobi të përdorimit kreativ të teknologjisë, projekteve praktike dhe lojërave gjuhësore. Aty u shfaqën ide të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve, prindërve dhe institucioneve tona.
Një mirënjohje e veçantë për kolegët e KKAD-së për punën dhe angazhimin e palodhur në përgatitjen e seminarit, i cili bashkoi mbi 100 mësuese e mësues nga mërgata shqiptare, thuajse nga të gjitha vendet ku zhvillohet mësimi plotësues në shqip — veçanërisht nga Italia, Greqia, Zvicra, Anglia, Gjermania dhe Austria. Ky koordinim dhe përkushtim është dëshmi e vullnetit tonë të përbashkët për ta mbajtur gjallë gjuhën e zemrës.

Ruajtja e trashëgimisë sonë gjuhësore e kulturore në diasporë mbetet një mision i përbashkët. Vetëm së bashku, me respekt e bashkëpunim, mund të arrijmë rezultatet që synojmë.
Mirupafshim në organizime të tjera, gjithmonë, në shërbim të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë!










