21 Shkurti – Dita Botërore e Gjuhëve Amtare

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu

Ne mësimdhënësit dhe nxënësit e festuam 21 Shkurtin – Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare, një ditë e shpallur nga UNESCO për të nderuar dhe mbrojtur gjuhët amtare në mbarë botën.

Edhe pse shkollat shqipe në kantonin e Cyrihut ishin në pushimin dimëror, ne e kujtuam dhe e festuam këtë ditë të rëndësishme me nxënësit e “Shkollës Shqipe” në Spreitenbach, në kantonin e Aargaut. Në Zvicër, gjuha amtare quhet edhe “gjuha e parë”, dhe për ne ajo është shumë më tepër: është gjuha e zemrës, e kujtesës dhe e identitetit.

Nxënësit tanë në Spreitenbach janë shembull i ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Me përkushtim dhe dashuri, ata dëshmojnë se shqipja jeton dhe do të jetojë në diasporë.

Falënderojmë përzemërsisht prindërit në Neuenhof dhe Spreitenbach për mbështetjen e vazhdueshme. Pa përkrahjen e tyre, ky mision fisnik nuk do të ishte i plotë.

Nga zërat e vegjël të diasporës erdhi një mesazh i madh dashurie për gjuhën shqipe.

Falënderojmë të gjithë fëmijët për sinqeritetin dhe dashurinë që tregojnë për gjuhën amtare, si edhe mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë për përkushtimin e tyre të palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ju lumtë të gjithëve!