Sulejman Krasniqi: Më mirë shqipe një ditë se sa sorrë njëqind vjet
(Zgjodha disa fjali që kanë vlera të shumta kuptimore, gjuhësore e letrare nga romani: “Mic Sokoli” i shkrimtarit të shquar Sulejman Krasniqi. Nderime pafund jetës dhe veprës së tij!)
Bleta të mëson si të mbledhësh, dhelpra si të vjedhësh, kurse ujku si të grabisësh…
Pelini është i hidhur, por shëron sëmundjet.
Lisi, sado i gjatë, i trashë e i fortë qoftë, pyka nga degat e veta e çan dhe e rrëzon për tokë. Kjo pykë është më i madhi mjet i dushmanit të huaj në vatrat tona.
Ku bëhet kuvend e s’ të flasin, ku hanë e s’të thërrasin, je i tepërt.
Gjithçka blihet me para, nderi me asgjë.
Fjala e papeshuar nxin më keq se bloza e të gjitha oxhaqeve…
Lisin në shkëmb nuk e rrisin kilikosjet e përkëdhelitë, po acari e stuhitë.
Më mirë shqipe një ditë se sa sorrë njëqind vjet!
Një thelb hudhër mbulon erën e mijëra luleve.