Urime dhe përshtypje në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare
Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu: Gëzuar 21 Shkurtin – Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare, nxënës të dashur!
Fëmijët shqiptarë në Zvicër, të cilët me aq dashuri dhe përkushtim e mësojnë, e ruajnë dhe e zhvillojnë gjuhën amtare janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i integrimit në vendin ku jetojnë së bashku me prindërit e tyre.
Përgëzime pa fund për të gjithë këta nxënës të shkollave shqipe, të cilët mundohen dhe vazhdojnë rrugëtimin e prindërve të tyre për mbajtur gjallë flamurin e gjuhë shqipe.
Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu: Gëzuar 21 shkurtin – Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare kolegë të nderuar!
Për ju kolegë të nderuar që çdo ditë përhapni dritën e diturisë në gjuhën shqipe në mërgim, në shkollat shqipe në Zvicër, mirënjohja dhe respekti janë të pakufishëm. Falë jush, gjuha shqipe do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet e brezave të rinj.
Isuf Ismaili: Gëzuar! Gjuha shqipe ndriçoftë në mendjet e shpirtrat e fëmijëve shqiptarë e të çdo shqiptari që i këndon zemra me fjalën e bukur shqipe e dashurinë për Atdheun!
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Historiku
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare festohet çdo vit më 21 shkurt dhe është shpallur nga UNESCO në vitin 1999, duke filluar të festohet zyrtarisht nga viti 2000. Kjo ditë u vendos për të nderuar dhe kujtuar sakrificën e studentëve në Bangladesh, të cilët më 21 shkurt 1952 u vranë gjatë një proteste për të drejtat e gjuhës bengaleze, që atëherë ishte e rrezikuar nga politika gjuhësore e Pakistanit të atëhershëm. Kjo lëvizje e njohur si Lëvizja për Gjuhën Bengali çoi më vonë në njohjen e bengalishtes si një nga gjuhët zyrtare të Pakistanit Lindor (sot Bangladeshi).
Rëndësia
Gjuha jonë
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël sa e gjerë
Sa e lehtë sa e lirë!
Sa e bukur sa e vlerë!
Ti Shqiperi, me jep nder
Ti Shqiperi, me jep nder,
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove
plot me deshire e me zjarr!
Naim Frashëri
Studimet tregojnë se fëmijët mësojnë më mirë kur arsimi i tyre fillon në gjuhën amtare.
Shqipja si një gjuhë me histori të pasur dhe vlera të mëdha kulturore gjithashtu përfiton nga kjo ditë, duke nxitur ndërgjegjësimin për ruajtjen dhe zhvillimin e saj.
Mësimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e mërguar ka një rëndësi shumë të madhe, sepse në vende të huaja gjithmonë ka rreziqe për të harruar kulturën dhe gjuhën e tyre. Prandaj, mësimi i gjuhës shqipe është mbrojtja më e mirë e zanafillës shqiptare.
Isuf Ismaili