Nderimet tona për prindërit e “Shkollës Shqipe”!

Ata që punojnë shumë e flasin pak…

Me dekada, në heshtje dhe me përkushtim, prindërit tanë të mrekullueshëm bashkëveprojnë që çdo manifestim shkollor me shumë përkushtim duke e bërë sa më të bukur, sa më i organizuar dhe sa më kuptimplotë gjithë veprimtarinë festive e kulturore.

Këta prindër janë shembull i gjallë i dashurisë për gjuhën dhe kulturën tonë. Kanë shumë vite që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe. I këshillojnë që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën e nënës.
Janë aktivë në çdo aktivitet, në çdo iniciativë dhe në çdo hap të rëndësishëm.

“Punë shumë dhe fjalë pak” është motoja e tyre, sepse gjuha amtare nuk ruhet me fjalë të thata, por me përkushtim, dashuri dhe sakrificë.
Ata nuk bëjnë pjesë te ata që mjaftohen me “fjalë të thata”, por te ata që japin nga vetja:
kohën e lirë, mundin, djersën, zemrën e shpeshherë edhe mbështetje materiale.
Mirënjohje e përzemërt!










