Kur mësojmë e flasim shqip, gjuha jonë ka e do të ketë jetësi
“Fol Shqip”
Një mbrëmje e mrekullueshme, e cila nën drejtimin e Altin Markut mori një kahje gjithëpërfshirëse, duke i dhënë emisionit «Fol Shqip» dashurinë dhe përkushtimin e njerëzve të shquar të botës shqiptare në Zvicër.
Ishte një takim i atyre që dëshmojnë suksese në shoqërinë zvicerane dhe më gjerë, duke e lartësuar njëkohësisht edhe identitetin kombëtar shqiptar.
Mysafirë nga pothuajse të gjitha anët e Zvicrës dhe nga fusha të ndryshme, por të gjithë me një të përbashkët: prosperitetin e komunitetit shqiptar.
Ndër ta, edhe nxënëset e Shkollës Shqipe në Zvicër – Alea Halimi, Liara Zuka dhe Arnela Halimi – të
cilat me këngën “Fjalët e Qiririt” dëshmuan se nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër janë një vlerë e shtuar e kombit tonë. Krenar për ju, nxënës të dashur!
Faleminderit për ftesën, Altin Marku. Suksese ty dhe gjithë stafit të emisionit “Fol Shqip”!
Thënë shkurt e qartë: sa më shumë që flasim shqip, aq më mirë i kemi punët në Zvicër.
Zemra mal!
Sektori për informim