Mimoza Qerrreti Elshani: Shkolla Shqipe në Zvicër – një pasuri për fëmijët tanë

Është shumë e rëndësishme që të flitet dhe të publikohet rreth rëndësisë së Shkollës Shqipe në Zvicër. Kjo shkollë u jep fëmijëve tanë mundësinë të mësojnë gjuhën amtare, kulturën dhe historinë shqiptare, duke mbajtur gjallë rrënjët e tyre edhe larg atdheut.

Edhe këtu në kantonin e Ticinës, Shkolla Shqipe ka tashmë 4 vite që është hapur dhe vazhdon me përkushtim. Nxënësit e parë ishin: Tara, Mishel, Daniel, Ester, Driona, Lea, Arni, Lissa, Xhemile, Xheneta, Leoni, Leonora. Më pas disa u larguan dhe të tjerë u bashkuan si: Alina, Agoni, Latika, Almiri, Morea, Dea, Diana, Hana, Dua dhe Alison.

Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë në Massagno, prej orës 14:00- 15:45.

Dëshira jonë është që në të ardhmen të kemi mundësinë të hapim edhe një klasë tjetër, në mënyrë që fëmijët të ndjekin më lehtë mësimet, pa pengesa nga aktivitetet e tjera. Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë të kantonit të Ticinës që t’i japin sa më shumë vëmendje e përparësi gjuhës shqipe.

Shpesh fëmijët marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, por është thelbësore që gjuha amtare të jetë një nga prioritetet kryesore.

Gjuha është identitet, është rrënjë dhe është një pasuri e çmuar që fëmijët tanë duhet ta trashëgojnë me krenari.

Mësuese: Mimoza Qarreti – Elshani