… Nuk kishte kënaqësi më të madhe se të shohësh gjithë ata nxënës të shoqëruar edhe nga prindërit nga afër pesëdhjetë shkolla shqipe në Zvicër, të cilët me rastin e festës së “1 Qershorit – Ditës së fëmijëve” garuan në garën e leximit, recitimit dhe të këndimit…
Mbrëmë, me datën 29 maj 2021, nxënësit morën pjesë në garat e shkollave shqipe “Shkolla Shqipe Zvicër 2021”, të cilat u organizua për herë të parë nëpërmjet platformës online, në prezencë edhe të prindërve. Morën pjesë 129 nxënës, të cilët garuan, në garën e leximit, recitimit dhe në garën e këndimit. Ashtu siç ishte paraparë nxënësit kishin filluar të hynë në platformën online aty kah ora 18:45 min. dhe pikërisht në ora 19:00 filloi edhe programi shkollor duke iu bërë thirrje fëmijëve që të koncentrohen për garën të cilën ishin regjistruar. Programin e udhëhoqi mësuesi Vaxhid Sejdiu, i cili në fillim falënderoi prindërit për mbështetjen e madhe ndaj shkollës shqipe, përshëndeti përfaqësuesit e këshillave prindëror dhe në fund përgëzoi nxënësit, të cilët dallohen me dashurinë dhe përkushtimin e madh jo vetëm ndaj garave por edhe ndaj gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Ai në mes tjerash theksoi se ky vit ishte i veçantë, ishte me një ngarkesë të rëndë psikologjike, për prindërit, për nxënësit, për të gjitha familjet, por, ia dolëm ta menaxhojmë me sukses duke hapur dhjetëra e dhjetëra shkolla në gjuhën amtare. Dhe sot, Shkolla Shqipe në Zvicër është një realitet, i cili na nderon dhe na bënë krenar të gjithëve. Mbi pesëdhjetë shkolla në gjuhën amtare në 14 kantone të Zvicrës dhe me përkushtimin e vazhdueshëm drejt shkollave të reja.
Garat zgjatën dy orë të plota. Të parët filluan garat në lexim, me qëllim që kush do të lexoj më bukur, më mirë, më pastër dhe “më shqip”. Ishte një ndër garat plot me emocion, e cila përfshinte numrin më të madhe të nxënësve, por edhe nga fakti se lexonin nxënësit të cilët kishin filluar mësimin në gjuhën amtare para disa muajve dhe sot, ata ishin në “këmbët e tyre”. Lexonin me kujdes, i shqiptonin fjalët mirë dhe drejtë dhe natyrisht zemra të mbushej me gëzim për përkushtimin e tyre.
Pas garës së leximit, ishte gara e recitimit dhe ajo e këndimit, ku nxënësit dëshmuan edhe njëherë se janë artistë të vërtetë. Recituan plot emocion dhe me zërin e tyre të “ëmbël” këtë natë garuese e shndërruan në festë shkollore, e cila sigurisht se te dhjetëra e dhjetëra familje shqiptare gjatë do të mbahet mend. Por edhe më gjatë do të mbahet mend në kujtesën e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, të cilët dëshmuan se janë nxënës të zellshëm.
Dhe në fund anëtarët e komisionit, mësuesit e shkollave shqipe ( Isuf Ismaili, Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Teuta Myrtaj, Ardjan Shaqiri, Nora Macula, Anita Duriçi, Liljana Doda – Gojani, Boralda Kuçi, Nazmije Kamberi, Arbresha Zimberi, Shkelzime Kurtaj dhe Jonida Bërdëllima) përgëzuan nxënësit për përkushtimin e tyre, edhe pse të gjithë ishin të mirëKomisionet dhanë këtë vlerësim: në Garën e leximit fituesit ishin: Ardita Kaliqi (Spreitenbach), Xhemali Elshani (Fällanden) dhe Alea Halimi (Neuenhof). Në Garën e recitimit: Gentonis Shala (Uster), Kjara Rashiti (Domat ems) dhe Iad Ajgeraj (Bern), si dhe në garën e këndimit: Gresa Shala (Uster), Erina Lumani dhe Leona Malo (Rüti) dhe Anina Kurtaj (Bern).
Por edhe të tjerët dëshmuan se janë ndër më të mirët, por ja që gara është garë dhe dikush duhej të fitonte. U dalluan Tana Limoni, Fisnik Maxhuni, Era Kelmendi, Medina Maloku, Amar Ademi, Alketa Xhelili, Melisa Selimi, Elsa Muharremi, Alea Ramadani, Lijana Idrizi, Amela Frangu, Lind Maxhuni, Lina Limoni, Vlera Kabashi, Ardona Elezaj, Enris Murati, Erjola Morina, Anesa Huneli, Lorina Sejdini, Leonit Dalipi, Dijar Shemsedini, Jorik Gashi, Dijon Likaj, Ajlina Huneli, Aulona Shaqiri, Lina Xhelili, Anisa Salihu, Majlinda Aliti, Anesa Zymeri, Luiza Beqiri, Erina Aliti, Lorina Selimi Donat dhe Dorentina Dyon, Triumf Bajrami, Rejana Macula, Ardea Leshi, Elisa dhe Anela Krasniqi, Gent Kastrati, Dionita dhe Dionis Kelmendi, Albion Gashi, Sureja Mehmeti, Aela Leshi, Besa Ramadani, Marin Buzhala, Amar Kokollari, Aelia Leka Diart Dervishi, Diar Kurtaj, Medin Bexheti, Tevrat Abazi, Ajla Qafleshi, Rita Qafleshi, Eduan Maloku, Argjenta Memeti, Albesa Saqipi, Junis Bekiri, Omer Kasumi, Neron Kabashi, Ndrit Ramiçi, Erjon Ajeti, Bora Gega, Benart Saqipi, Darian Ahmeti, Rona Murati, Sara Zymeri, Arlind Xhelili, Ajla Kastrati, Nora Ademi, Lorin Bulica, Azra Arifi, Rona Ajgeraj, Amina Kurtaj, Samira Nuhiu, Besa Ramadani, Jola dhe Blina Korça.
Dhe në fund të takimit mësuesi Vaxhid Sejdiu e mbylli takimin me këto fjalë: Ajo që ra në sy ishte përgatitja e mirë e nxënësve, të cilët muaj më parë e kishin shumë të vështirë t`i radhitnin shkronjat kurse tani lexojnë, këndojnë dhe recitojnë për mrekulli. Ne jemi krenar me këta nxënës. Ju urojmë shëndet dhe shumë suksese!
“Shkolla Shqipe Zvicër”
Sektori për informim