Qendra e Botimeve për Diasporën: Shkolla Verore “JAM SHQIPTAR” 2025

Qendra e Botimeve për Diasporën është me Agjencia Kombëtare e Diasporës.
Shkolla Verore “JAM SHQIPTAR” 2025

Para nisjes për në qytetin e mrekullueshëm të Beratit, Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi orën shqip për nxënësit e diasporës, të cilët janë në ditën e tetë të shkollës verore.
Në një atmosferë miqësore dhe të hapur, drejtoresha e qendrës, znj. Mimoza Hysa, ndau me ta historinë e qytetit të një mbi një dritareve, duke ndaluar te “Kodiku i purpurt i Beratit'” dhe e kuqja e Onufrit. Biseda rridhte natyrshëm dhe u kthye në një udhëtim kulturor përmes fjalës shqipe, e cila është pasuruar dita-ditës gjatë shkollës verore me mësime dhe ekspedita në vendlindjen e prindërve të tyre.

Pjesëmarrja aktive dhe shqipja e përmirësuar e nxënësve dëshmuan edhe njëherë rëndësinë e këtyre nismave në forcimin e lidhjes së brezave të rinj të diasporës me gjuhën, historinë dhe identitetin shqiptar. 🇦🇱

#diasporashqiptare #unejamshqiptar #botimediaspora #ruajshqipen #MAS #QBD #AKD #Diaspora #ShkollaShqipe #GjuhaShqipe #botimeqbd
#ShkollaVerore #Tirana #FëmijëtNgaDiaspora #KulturaShqiptare










