Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon hapjen e pikave të reja shkollore. Pas hapjes së dhjetëra shkollave në vitin e kaluar shkollor suksesshëm vazhdohet edhe këtë vit shkollor 2020/21, ku të premten e kaluar me 5 shtator 2020, u hap pika shkollore në, Regensdorf, të Kantonit të Cyrih-ut
Shkolla shqipe në Zvicër, ashtu siç kishin paralajmëruar mësuesit dhe veprimtarët e saj filluan dhe vazhduan edhe sivjet me hapjen e pikave të reja shkollore. Përhapjen e kësaj pike shkollore, Shkolla Shqipe në Regensdorf falënderon prindërit dhe veprimtarët, si dhe veçmas Kryesinë e Xhamisë në Regensdorf dhe imamin e saj z. Ferit Zekiri, për angazhimin dhe informimin e bashkatdhetarëve.
Vlen të përmendet se Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon suksesshëm mësimin në klasat e shkollave zvicerane në Uster, në Volketswil, në Rüti, në Fehraltorf, në Schwerzenbach, në Glattbrugg, në Dietlikon, në Brütisellen, në Kloten, në Hori, në Bachenbüllach, në Zürich – Kappeli, në Zürich – Grünau, në Zollikon, në Männedorf, në Adliswil, në Effretikon, në Meilen, në Oetwil am See, në Stäfa, në Wald, në Zürich – Affoltern, në Seebach, në Schwamendigen, në Fällanden, në Thurbenthal, në Egg, në Zumikon, në Herliberg, në Geroldeswil, në Wädenswil, në Uitikon, në Dübendorf, në Maur, duke vazhduar në kantonet tjera në Emmen, në Kriens, në Emmenbrücke, në Schafhausen, në Bern, në Basel, në Lozanë, në Vevey etj., dhe në javët në vazhdim mërgimtarët shqiptarë do të njihen edhe me hapjen e pikave të tjera shkollore.